BallinaPara se të viniSi të përgatiteni për rezonancë magnetike (MRI)

Para se të vini

Si të përgatiteni për rezonancë magnetike (MRI)

Çfarë duhet të sillni

  • Kartela e identitetit
  • Referimi i mjekut
  • Ekzaminime të mëparshme (CT, rëntgen), nëse ka

Metal dhe implante

Njoftoni stafin nëse keni pacemaker, implante metalike, klipse kirurgjikale ose piercing që nuk hiqet.

Shtatzënia

Nëse jeni ose mendoni se mund të jeni shtatzënë, njoftoni mjekun para ekzaminimit.

Ushqimi

Zakonisht mund të hani normalisht, përveç kur ekzaminimi kërkon kontrast — atëherë do t’ju udhëzojnë paraprakisht.

Kontrasti

Përdoret vetëm kur mjeku e kërkon; njoftoni stafin për alergji të njohura.

Sa zgjat

Zakonisht 20–40 minuta, në varësi të pjesës së trupit që skanohet.

Kur dalin rezultatet

Raporti bëhet gati zakonisht brenda 24–48 orësh.

Keni pyetje specifike për rastin tuaj? Rezervoni një takim me një nga mjekët tanë.

Rezervo termin
Të gjitha udhëzimet e përgatitjes
Rezervo termin