BallinaPër pacientëtUdhëzues për pacientin

Për pacientët

Udhëzues për pacientin

Nga momenti kur rezervoni termin deri te dalja nga spitali — çfarë të prisni në çdo hap.

Para vizitës

Çfarë të bëni përpara se të vini.

  • Rezervoni termin online ose me telefon.
  • Sillni kartelën e identitetit dhe referimin e mjekut, nëse e keni.
  • Nëse vizita ka nevojë për përgatitje specifike (analiza, MRI, CT...), lexoni udhëzimet përkatëse.
  • Ejani rreth 10–15 minuta më herët për regjistrim.

Gjatë vizitës

Çfarë ndodh në recepsion dhe te mjeku.

  • Regjistroheni në recepsion me kartelën e identitetit.
  • Prisni në sallën e pritjes derisa të thirreni.
  • Mjeku ju dëgjon, ju ekzaminon dhe ju shpjegon hapat e ardhshëm.
  • Nëse nevojiten analiza ose ekzaminime shtesë, do t’ju udhëzohet ku të shkoni.

Shtrimi në spital

Kur mjeku vendos për shtrim, ky është rrjedha e thjeshtë.

  • Regjistrimi — të dhënat tuaja regjistrohen dhe ju caktohet numri i shtrimit.
  • Pranimi — infermierja ju pranon dhe ju orienton në repart.
  • Dhoma — ju çohet dhoma dhe shtrati juaj.
  • Mjeku përgjegjës — caktohet mjeku që do të ndjekë rastin tuaj gjatë gjithë qëndrimit.
  • Ekzaminimet / trajtimi — fillon plani i trajtimit sipas vlerësimit të mjekut.

Gjatë hospitalizimit

Çfarë të prisni ditët që qëndroni në spital.

  • Vizita e përditshme e mjekut përgjegjës për të vlerësuar përparimin.
  • Infermierët monitorojnë shëndetin tuaj dhe administrojnë trajtimin.
  • Vaktet ofrohen sipas dietës që ju përshtatet (shih "Ushqimi gjatë qëndrimit").
  • Orari i vizitorëve respektohet për qetësinë e të gjithë pacientëve.

Dalja nga spitali

Discharge — si përfundon qëndrimi juaj.

  • Mjeku vendos kur jeni gati për t’u lëshuar.
  • Merrni raportin përfundimtar (discharge) me diagnozën dhe udhëzimet.
  • Ju shpjegohen medikamentet, doza dhe kontrollet e ardhshme.
  • Faturimi dhe dokumentacioni përfundohet në recepsion.

Pas daljes nga spitali

Kujdesi vijues në shtëpi.

  • Ndiqni udhëzimet e mjekut për medikamente dhe aktivitet fizik.
  • Prenotoni kontrollin e radhës nëse ju është rekomanduar.
  • Kontaktoni spitalin nëse shfaqen simptoma të reja ose përkeqësim.
  • Raporti përfundimtar mbetet i disponueshëm në portalin e pacientit.

Shtrimi në spital, hap pas hapi

  1. Regjistrimi
  2. Pranimi
  3. Dhoma
  4. Mjeku përgjegjës
  5. Ekzaminimet / trajtimi
  6. Dalja (Discharge)
  7. Raporti përfundimtar

Keni pyetje për një qëndrim të planifikuar në spital? Rezervoni një konsultë.

Rezervo termin
Rezervo termin